PARIS - Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, përshëndeti Bankën Evropiane Qendrore (BQE) mbi masat e reja të mbështetjes, duke i vlerësuar si legjitime dhe të duhurat.
"Ne mendojmë se janë mëse legjitime dhe të duhurat si masa përballë rreziqeve të deflacionit", njoftoi Lagarde gjatë një konference të organizuar nga Banka e Francës në Paris.
Duke komentuar deklaratat e bëra dje nga kryetari i BQE-së, Mario Draghi, Lagarde vlerësoi se "këto masa përkojnë me atë që është e nevojshme të bëhet".
Sipas Draghi-t, këshilli i guvernatorëve i besoi shërbimeve të BQE-së dhe komitetit përkatës të Eurosistemit përgatitjen në kohë të masave të reja, në rast se ato do të jenë të nevojshme.
Këto masa të reja mund të përkojnë me blerjen e kredive të kompanive apo të shteteve sipas modelit amerikan./ATSH/