FRANCE- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Francë është takuar me Presidentin e Grupit të Kompanive Franceze Medef Internaional, Thierry Courtaigne. Gjatë takimit, Meta është ndalur tek bashkëpunimi mes dy vendeve sa i takon investimeve në sektorë të ndryshëm. Duke theksuar se Shqipëria është një vend me potenciale dhe resurse të mëdha për investime, kreu i Kuvendit ftoi sipërmarrësit francezë të investojnë në vendin tonë.

“Investimet franceze duhet të rrisim prezencën në Shqipëri. Franca është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Po kështu, Shqipëria e rajoni potenciale për investitorët francezë”, u shpreh Meta.

Ndërsa, nga ana e tij Presidenti i Grupit të Kompanive Franceze Medef Internaional, tha se “Shqipëria meriton më tepër vëmendje nga Franca”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)