Francë, miratohen martesat
"gay" dhe adoptimi i fëmijëve 

Asambleja Kombëtare ka miratuar ligjin për martesat mes të njëjtit gjini dhe adoptimin e fëmijëve nga këto çifte. Ligji është miratuar me 331 vota pro dhe 225 vota kundër. Presidenti Holande do ta firmosë projektligjin në muajin maj.

Votimi pro erdhi pasi ky projekt ligji mori miratimin në Dhomën e Ulët, ku partia Socialiste e presidentit Francois Hollande dhe aleatët e saj dominojnë në të dyja dhomat e parlamentit francez.

Franca u bë vendi i 14 në botë që miraton ligjin për martesat me te njëjtën gjini dhe birësimin e fëmijëve nga po këto çifte.

Muajit e fundit Parisi është mbërthyer nga protesta të shumta nga kundërshtarët dhe mbështetësit e ligjërimit të martesave gay.
Aktualisht në Francë PACS - bashkëjetesa e çifteve gay lejohet që prej vitit 1999.

Aktivistët në Francë thanë se është e papranueshme ligjërimi i martesave homoseksuale, që do të thotë jo diskriminim kundër tyre por duam të mbrojmë vlerat etike të martesës tradicionale që garanton një familje të fortë dhe një shoqëri të shëndoshë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit

Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit