TOULOUSE – Autoritetet ffranceze po hetojnë mundësinë e lidhjes së neo – nazistëve me vrasjet e 4 personave, një ditë më parë pranë një shkolle hebraike në Toulouse (Tuluzë).
Sipas CNN, vetë ministri i brendshëm francez, Gueant ka pohuar dyshimet për përfshirjen e idhtarëve të regjimit nazist me sulmin e tretë brenda tetë ditëve në Francë.
Sipas tij, autori i 4 vrasjeve, mes të cilëve 3 fëmijë kishte me vetë një kamera gjatë momentit kur qëlloi. Por, nuk dihet ende nëse ai i ka filmuar skenat tragjike apo jo.
Nga ana tjetër, i gjithë rajoni juperëndimor i Francës është vënë në masa të larta sigurie. Ndërkohë, në vend u mbaj një minutë zi në kujtim të 4 viktimave.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com