PARIS, 29 mars /ATSH-AFP/ - Qendrat e votimit u hapën sot në orën lokale 08:00 (06:00 GMT) për turin e dytë të zgjedhjeve rajonale, përveç Parisit dhe Lionit, zgjedhje ku e djathta shpreson t'i marrë disa dhjetëra rajone të majtës dhe Fronti Kombëtar shpreson të fitojë një ose dy.
Partia konservatore (UMP) e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe e djathta ekstreme e Marie Le-Pen pritet të fitojnë edhe në raundin e dyrë të këtyre zgjedhjeve, sipas të gjitha parashikimeve.
Qendrat e votimit do të qendrojnë të hapura deri në orën 18:00./ /ec/