Francë/ Një ndërtesë 8 katëshe përfshihet nga flakët, 7 persona të vdekur dhe 30 të plagosur (VIDEO-FOTO)

FRANCË - Shtatë persona kanë vdekur për shkak të një zjarri të rënë mbrëmjen e djeshme në një ndërtesë tetë katëshe në jug-perëndim të Parisit, ndërsa 30 të  tjerë, përfshirë 3 zjarrfikës, kanë mbetur të plagosur.

Sipas autoriteteve vendase, një grua është vendosur në pranga pasi dyshohet paraprakisht se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. 

Rreth 200 zjarrfikës janë mobilizuar për të evakuuar banorët, ndër të cilët kanë qenë edhe ato të ndërtesave fqinje. “Numri i personave të prekur nga zjarri mund të rritet, pasi zjarri ende nuk është shuar”, është shprehur për agjencinë e lajmeve AFP një zjarrfikës.

Kryebashkiakja Anne Hidalgo i ka dërguar ngushëllimet e saj viktimave dhe mësohet se i është drejtuar vendit të ngjarjes. Sakaq, këshilli i qytetit ka planifikuar mbajtjen e një minutë heshtje për nder të viktimave në orën 10:00.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë