Parisi i ka dhënë sot lamtumirën ish presidentit Jacques Chirac.
Pranë varrit të Napoleon Bonapartit, aty ku u vendos arkivoli i Chirac, i mbuluar me flamurin francez, moren pjesë në ceremoninë e lamtumirës, veç personaliteteve më të larta franceze, dhe Presidenti rus Vladimir Putin, ish Presidenti amerikan Bill Klinton, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, kryeministri libanez, Saad al-Hariri, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Kryeministri Shqiptar Edi Rama.
Chirac, i cili vdiq të enjten në moshën 86 vjeç, do të varroset së bashku me vajzën e tij Laurence në një ceremoni private familjare më vonë.
Për më shumë se 40 vjet, Zhak René Chirac ka qenë në qendër të vëmendjes politike. Karriera e tij filloi në vitin 1962. Jacques René Chirac ishte themeluesi i dy partive kryesore të qendrës së djathtë franceze, Grupi për Republikën dhe Bashkimi për Lëvizje Popullore.
Ai ishte Kryeministër nga vitet 1974 deri në vitin 1976 dhe nga viti 1986 deri në vitin 1988. Në vitin 1995 Jacques René Chirac u zgjodh Presidenti i 22-të i Republikës Franceze dhe pati edhe një mandate të dytë në vitin 2002 deri në vitin 2007.
Gjatë presidencës së Jacques Chirac Franca u bë pjesë e Monedhës së Përbashkët Europiane.
Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.
Chirac ishte në mesin e liderëve botëror që doli në mbështetje të vendimit të NATO-s për të bombarduar Serbinë në vitin 1999.