Francë/ Pas zjarrit në një qendër me aftësi të kufizuar, gjenden 9 trupa

Francë/ Pas zjarrit në një qendër me aftësi të kufizuar, gjenden 9 trupa

1691586166_lkygj.jpg

Trupat e 9 personave janë gjetur dhe dy të tjerë dyshohet se kanë vdekur pas një zjarri në një shtëpi pushimi për personat me aftësi të kufizuara në Francën lindore, sipas raporteve të mediave franceze.

Grupi përfshinte 10 të rritur me aftësi të kufizuara dhe një person nga stafi Sipas autoriteteve lokale, 17 persona u dërguan në vende të sigurta dhe 1 person u dërgua në spital.  Zjarri tashmë është shuar, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

Kreu i operacionit të shpëtimit tha se ata janë në kërkim për trupat e dy personave të cilët mbeten ende të zhdukur. Zjarri shpërtheu rreth orës 6:30 të mëngjesit sipas orës lokale. 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe falenderoi shërbimet e urgjencës për reagimin ndaj "tragjedisë".

Kryeministrja franceze Élisabeth Borne dhe ministrja e Familjeve Aurore Bergé janë rrugës për në Wintzenheim.


Lajmi kryesor:

Zjarr në një qendër për persona me aftësi të kufizuar në Francë, 11 të zhdukur


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur