PARIS, 28 juil 2014 (AFP) -François Hollande, Barack Obama, Angela Merkel, David Cameron dhe Matteo Renzi konfirmuan sot synimet e tyre për të miratuar masa të reja kundër Rusisë, duke vëzhguar zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, raportoi presidenca franceze në një komunikatë.
"Ndërkohë që vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, krerët francez, amerikan, gjerman, britanik dhe italian, që zhvilluan një mbledhje në mesidtë, theksuan sërish rëndësinë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në këtë vend", sipas të njëjtave burime.
"Pavarësisht kërkesave të shumta që i kanë adresuar presidentit Putin, ata shprehën keqardhjen që Rusia nuk ka kryer presion mbi separatistët që t'i nxisë të negociojnë, as nuk ka marrë masat konkrete që priteshin nga ajo që të garantonte kontrollin e kufirit ruso-ukrainas", thuhet në komunikatë.
"Pesë shefat e shteteve dhe të qeverive konfirmuan, në këto kushte, synimet e tyre për miratimin e masave të reja kundrejt Rusisë", theksohet në komunikatën e publikuar nga Parisi./
/G.S/