DIJON - Një person me makinën e tij, duke bërtitur në gjuhën arabe frazën “Perëndia është e madhe” (Allahu Ekber), është sulur drejt këmbësorëve në trotuar në Dijon të Francës, duke plagosur 11 persona, ku dy prej tyre janë gjendje të rëndë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave, drejtuesi i automjetit, u arrestua nga policia  në momentin që ai po kryente agresionin e tij në pesë lagje të ndryshme të qytetit të Dijonit.

Sipas dëshmitarëve, shoferi i moshës rreth të 40-ave, ishte shprehur gjithashtu “Po vepronte për fëmijët e Palestinës”. Sipas mediave franceze, agresori dyshohet se ka probleme mendore pasi më parë ka qenë në spital psikiatrik, duke shtuar se ende nuk dihen motivet që e shtynë të kryejë këtë akt.

Sulmi erdhi vetëm një ditë pasi një tjetër francez i konvertuar në mysliman u qëllua për vdekje pasi sulmoi tre policë me një thikë duke bërtitur sërish “Allahu Ekber”

france
france

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)