PARIS, 8 shkurt /ATSH-DPA/ - Policia franceze ndaloi gjashtë persona me dyshimin për lidhje me rrjetet terrroiste xhihadiste, njoftoi sot Ministria e Brendshme franceze.
Arrestimet u kryen në zonat e qyteteve Tuluzë dhe Albi në jug të vendit.
"Të dyshuarit ndodhen në komisariatet e policisë", thuhet në deklaratën e ministrisë së sipërcituar, ku shtohet se arrestimet u kryen pas hetimeve mbi disa skema të financimit të terrorizmit.
Policia franceze ka ndërmarrë disa operacione pas atentateve të 7-9 janarit në Paris ku humbën jetën 20 persona.
Në fillimjavë policia franceze arrestoi edhe tetë persona të tjerë në Paris dhe Lion./ a.jor.









