PARIS, 12 nëntor /ATSH-AFP/ - Rindërtimi i Kolosit të Rodit, një prej shtatë mrekullive të botës antike do të diskutohet nga shkencëtarët gjatë një kongresi në ishullin e Rodosit që do të zhvillohet në pranverën e vitit 2015, njoftoi sot kryetari i bashkisë së qytetit, Fotis Haxidhakos.
"Po mendojmë për rindërtimin e kolosit. A duhet bërë? Për çfarë do të shërbejë? Me kë do të ngjajë?", theksoi Hatzidiakos.
"Ne po diskutojmë me studiuesit. Vendi mbetet për t'u përcaktuar gjithashtu", shtoi ai.
Disa herë që prej 30 vjetësh, kryetarët e bashkisë së portit të njohur në juglindje të Greqisë kanë kërkuar rikrijimin e kolosit, por projektet çdo herë janë ndërprerë nga mungesa e financimeve apo hezitimi i Ministrisë greke të Kulturës.
Ndërtuar në vitet 304 dhe 292 para Krishtit në hyrje të portit të Rodosit, statuja e lartë prej rreth 31 metrash dhe që përfaqësonte Heliosin, zotin e diellit, u shemb në vitin 225 para Krishtit nga një tërmet i fuqishëm./
/ec/ a.jor.