Francë, protesta kundër kandidates
për presidente, Mari Le Pen

Francë, protesta kundër kandidates<br />për presidente, Mari Le Pen
FRANCE-Një protestë në të cilën kanë marrë pjesë rreth 2 mijë persona është zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Nantes, në të cilin kandidatja për presidente e Frontit Nacionalist, Mari Le Pen, po përgatiste një miting elektoral.

Ministria e Punëve të Brendshme në Francë, ka njoftuar se gjatë protestës e cila kishte si qëllim ndalimin e mitingut të Le Pen, ka patur edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku kanë mbetur të plagosur 11-të oficerë policie dhe janë arrestuar 4 protestues.

Protestuesit mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej "Nuk mund të kalojë fashizmi", dhe gjatë protestës mësohet se janë sulmuar biznese dhe janë bllokuar disa rrugë duke krijuar vështirëi në qarkullim e automjeteve.

Nga ana tjetër edhe kryeministri i Francës, Bernard Cazeneuve, ka deklaruar se do të nisë një fushatë kundër partisë radikale të krahut të djathtë.

“Është detyra ime të tregoj qytetarëve që fushata e radikalëve të djathtë është e mbushur me gënjeshtra dhe është një rrugë pa krye. Do të jetë shumë vonë kur populli të kuptojë gënjeshtrat. Dëmi që do të shkaktohet do të jetë i pallogaritshëm”,  është shprehur ai.

Ndërkohë Mari Le Pen, e cila gjatë javëve të fundit është vendosur edhe në qendër të akuzave për korrupsion, sipas sondazheve është kandidatja kryesore për të marrë presidencën franceze.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë