FRANCE - Mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin francez kundër ligjerimit të martesave të homoseksualëve dhe adoptimit të fëmijëve nga çiftet mes të njëjtës gjini. Të mbështeur fuqimisht nga hierarkia katolike, aktivistët kanë mobilizuar edhe konservatorët politike, evangjelistët, madje dhe myslimanët që jetojnë në Francë.

Demonstruesit të cilët u mblodhën në Paris dhe vinin nga e gjithë Franca, sfiduan edhe temperaturat e ulëta për të kundërshtuar reformën e fundit të Presidentit socialist Francois Hollande, e cila pritet të miratohet qershorin e ardhshëm.

Një pjesëmarrës i protestës u shpreh se ishte pro martesës mes një burri dhe një gruaje dhe nuk ka asnjë arsye përse dy burra apo dy gra duhen të martohen mes tyre.

Ndërsa një tjetër aktiviste u shpreh se për ne “është e papranueshme ligjërimi i martesave homoseksuale. Nuk është se po diskriminojmë homoseksualët por po mbrojmë vlerat etike të martesës tradicionale, që garanton një familje të fortë dhe një shoqëri të shëndoshë.

Sipas një sondazhi të publikuar tek gazeta franceze “Le Nouvel Observateur” 56 % e francezëve mbështesin martesën e homoseksualëve, ndërsa 50 % janë kundër adoptimit të fëmijëve nga çifte të të njëjtit seks.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)