Francë, Protesta masive kundër projektligjit të sigurisë

Francë, Protesta masive kundër projektligjit të sigurisë

Foto ilustruese

Mijëra qytetarë francez janë ngritur në protesta masive kundër ndryshimeve në projektligjin e sigurisë, e cila e përcakton si vepër penale filmimin ose fotografimin e policisë gjatë aksioneve policore.

Kundërshtarët thonë se kjo minon lirinë e shtypit për të dokumentuar brutalitetin e policisë, por qeveria thotë se ajo do të mbrojë oficerët.  Në Paris, policia përdori gaz lotsjellës pasi protestuesit hodhën fishekzjarre ndaj tyre.

Në fillim të kësaj jave u shfaqën  imazhet e tre policëve të bardhë që abuzonin dhe rrihnin një producent me ngjyrë. 

Imazhet, të cilat tregojnë Michel Zecler duke u shkelmuar në studion e tij në Paris, kanë tronditur kombin. Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi incidentin si "të papranueshëm" dhe "të turpshëm" dhe kërkoi propozime të tjera nga qeveria.

Përveç Parisit, shumica e qyteteve franceze janë ngritur në protesta, ku pritet që atyre tu bashkohen edhe jelekverdhët.

Pse është i diskutueshëm projektligji i propozuar?

Projektligji i miratuar javën e kaluar nga dhoma e ulët e parlamentit dhe në pritje të miratimit të Senatit,   në Neni 24  të tij e konsideron si vepër penale botimin e imazheve të punonjësve të policisë në detyrë me qëllim të dëmtimit të "integritetit fizik ose psikologjik" të tyre.

Ai thotë se shkelësit e ligjit mund të përballen me deri në një vit burg dhe të gjobiten me 45,000 €.

Qeveria argumenton se projektligji nuk rrezikon të drejtat e medias dhe qytetarëve të zakonshëm për të raportuar abuzime policore - dhe synon vetëm t'i japë mbrojtje oficerëve të policisë.

Por kundërshtarët thonë se pa imazhe të tilla, asnjë nga incidentet e ndodhura gjatë javës së kaluar nuk do të kishte dalë në dritë.

Përballë kritikave në rritje të publikut, Kryeministri Jean Castex se do të caktojë një komision për të ndryshuar nenin 24.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg