Dy humbje jete, rreth 560 persona të arrestuan dhe 200 të tjerë të plagosen është bilanci pas përleshjeve me policinë, pasi tifozët e Paris Saint-Germain festuan fitoren e klubit të tyre në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris.

Tensionet shpërthyen teksa filluan festimet teksa pati përleshje pranë rrugës Champs-Elysees të qytetit dhe stadiumit Parc des Princes të PSG-së, ku gati 50 mijë njerëz ndoqën fitoren 5-0 kundër Interit.

U ndezën fishekzjarrë dhe flakë, u shkatërruan stacionet e autobusëve dhe makinat u dogjën mes festimeve të egra.

Një makinë përplasi kalimtarët në Grenoble duke plagosur rëndë dy persona, një djalë 17-vjeçar i vrarë me thikë gjatë festimeve në Dax dhe një 23-vjeçar vdiq pasi skuteri me të cilin po udhëtonte u godit nga një makinë që transportonte tifozë. Nga përplasjet u plagosën 200 persona mes tyre dhe policë - njëri nga efeketivët është në koma.

Rreth 5 mijë e 400 policë u vendosën në të gjithë Parisin në pritje të festimeve të zhurmshme. Shumica të ndaluarve dyshohen për posedim fishekzjarrësh dhe shkaktim trazirash.