Një person ka hapur zjarr në qendër të Marsejës duke plagosur tre kalimtarë të cilët ndodheshin aty. Ende nuk dihen se cila ishin arsyet se pse autori i ngjarjes nisi të qëllojë drejt kalimtarëve.

Policia e Marsejës arriti të ndërhyjë me shpejtësi duke netraulizuar autorin 36 vjeçar i cili kanosi një numër të shumtë njerzish.

Agresori 36 vjeçar është një emër i panjohur për forcat e policisë. Autoritet po punojnë për të zbardhur shkaqet e plotave të ngjarjes.

Prokuroria e Parisit njoftoji përmes një njoftimi për shtyp se çështja i ka kaluar sektorit të seksionit kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës pasi ka dyshime që sulmi të jetë terrorist.