FRANCË - Qeveria e Michel Barnier zgjati vetëm tre muaj, duke u bërë më jetëshkurtra në historinë e Republikës së Pestë: përfundoi me një mocion mosbesimi të votuar nga 331 deputetë nga 574, kur nevojiteshin vetëm 289 vota.
Një situatë e tillë nuk ndodhte që nga viti 1962. Tani Barnier duhet të paraqesë dorëheqjen e tij dhe të gjithë ministrave të tij te presidenti Macron.
Në Asamblenë Kombëtare, parlamenti francez, deputetët shqyrtuan dy mocione censure, të paraqitura nga e majta dhe Rassemblement National, pasi qeveria vendosi të miratojë buxhetin e Sigurimeve Shoqërore pa votim, përmes nenit 49.3 të Kushtetutës.
Sipas mediave franceze, Macron, sapo kthyer nga një vizitë shtetërore në Arabinë Saudite, kërkon të përshpejtojë emërimin e kryeministrit të ri për “të mos u shfaqur pa qeveri përballë Trump-it, i cili do të jetë në Paris për rihapjen e Notre-Dame”, sipas disa burimeve të BfmTv.
Për këtë arsye, presidenti ka nisur konsultimet që nga Riadi, dhe ndër kandidatët kryesorë për postin e kryeministrit përmenden dy emra: ministri aktual i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, dhe lideri centrist François Bayrou. Të dy konsiderohen kandidatë të mundshëm pasi nuk janë të papranueshëm nga Marine Le Pen, e cila do të luajë rol vendimtar me 143 deputetët e saj në Asamblenë Kombëtare.
Para votimit, në një intervistë televizive të martën, Barnier kishte deklaruar se ende besonte që Qeveria e tij mund t'i mbijetojë mosbesimit.
Kriza politike mund t’i dëmtojë bizneset, konsumatorët dhe taksapaguesit, thanë ekspertët dhe ekonomistët për Reuters.
Emmanuel Macron
Pas rënies së qeverisë së Michel Barnier, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se do të flasë me francezët nesër në orën 20:00.
Presidenti francez, i cili u kthye këtë mbrëmje nga një vizitë në Arabinë Saudite, ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e dorëheqjes së tij, kujton uebfaqja Bfmtv.
Marine Le Pen, e intervistuar nga Tf1 disa minuta pas njoftimit për miratimin e mocionit të mosbesimit që rrëzoi qeverinë e Michel Barnier, e justifikoi votën e saj me “zgjedhjen për të mbrojtur francezët”.
Sipas sajtit të Le Figaro, liderja historike e partisë ekstreme të djathtë Rn, shtoi se “nuk kishte zgjidhje tjetër përveç kësaj”.
“Michel Barnier nuk ka dëgjuar opozitën kur ka ndërtuar ligjin e tij të buxhetit”, tha ajo.
Qeveria franceze rrëzohet pasi kryeministri Michel Barnier nuk i mbijetoi votimit të mosbesimit.
331 deputetë francezë votuan në favor të mbështetjes së një mocioni mosbesimi, duke rrëzuar kryeministrin Michel Barnier dhe qeverinë e tij.
Rënia e ekzekutivit të udhëhequr nga Michel Barnier, pas vetëm tre muajsh në detyrë, është më e shkurtra që nga miratimi i Kushtetutës franceze në vitin 1958.
Michel Barnier
Deputetët francezë po diskutojnë një mocion mosbesimi, i cili ka shumë mundësi të votohet mbrëmjen e sotme, një ngjarje e parë në Francë që nga viti 1962 dhe që do të përkeqësonte pasigurinë politike dhe ekonomike në një vend kyç të Bashkimit Evropian. Votimi pritet të zhvillohet rreth orës 19.
Liderët e kësaj aleance të përkohshme kanë deklaruar se, përtej qeverisë aktuale, është Emmanuel Macron ai që është në shënjestër të tyre, megjithëse fati i presidentit francez, i cili ka një mandat deri në vitin 2027, nuk është ligjërisht i lidhur me atë të qeverisë.
Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, ka deklaruar se Macron duhet të “përcaktojë vetë nëse është i aftë të mbetet (president i Republikës) apo jo”.
Rënia e ekzekutivit të udhëhequr nga Michel Barnier, pas vetëm tre muajsh në detyrë, do të ishte më e shkurtra që nga miratimi i Kushtetutës franceze në vitin 1958. Dy mocionet u paraqitën pasi të martën Kryeministri aktivizoi nenin 49.3 të Kushtetutës, që lejon miratimin pa votim të legjislacionit për buxhetin e Sigurimeve Sociale.
Ky vendim u mor pas disa ditësh diskutimesh të ashpra mbi buxhetin, gjatë të cilave Barnier u tërhoq përpara kërkesave të ekstremit të djathtë, të cilat, sipas tij, kërkonin gjithnjë e më shumë.
Përballë një skenari që dukej i pashmangshëm, mbrëmjen e martë Barnier apeloi në televizion për “përgjegjësinë” e deputetëve për të shmangur censurën, në “interes të vendit”.
Nga Arabia Saudite, ku ndodhet në një vizitë shtetërore, presidenti francez deklaroi se “nuk mund ta besojë një votë mosbesimi” ndaj qeverisë.
Macron duhej të kthehej në Paris të mërkurën në mbrëmje, në kohë për të vlerësuar cilat veprime të ndërmarrë në rast se ekzekutivi rrëzohet. Në rast të një votimi mosbesimi, atij do t’i takonte të emëronte një Kryeministër të ri.
Evropa me keto Qeveri te korruptuara nga CIA eshte skllave e Amerikes dhe Nato, prandaj po i vjen fundi tragjik, por shkaterruan popullin per interesat e Nato ne Ukraine!
PërgjigjuTe gjitha qeverite ne bashkimin Europian di te bien njera pas tjetres sepse te gjitha keto qeveri jane vendosur nga SHBA ne menyre jo te drejte , te cilat nuk kane punuar per interesat nacionale por kane punuar per interesin amerikan . Nese nuk riformohet bashkimi Europian do te kete pasoja te renda sepse lufta kundra Rusise nuk eshte ne favor te Europes por ne favor te amerikes , gjithashtu dhe Nato duhet te shperbehet sepse eshte nje organizate lufte nxitese dhe mbron vetem interesat amerikane
PërgjigjuHumbsja kronike Le Pen mbas 50 viteve shpreson te gjej nje vend ne qeveri
Përgjigju