Francë, rënie e numrit të duhanpirësve, 1 milion francezë e lenë duhanin brenda një viti
Franca ka parë një rënie të shpejtë të numrit të njerëzve që pinë duhan çdo ditë, me një milion më pak nga viti 2016 në 2017-ën, sugjeron një sondazh.
Franca ka parë një rënie të shpejtë të numrit të njerëzve që pinë duhan çdo ditë, me një milion më pak nga viti 2016 në 2017-ën, sugjeron një sondazh.
Një rënie e tillë nuk është parë në një dekadë, sipas Shëndetit Publik të Francës, i cili zhvilloi studimin.
Ka pasur gjithashtu një rënie të pirjes së duhanit në mesin e adoleshentëve dhe atyre me të ardhura të ulëta. Studimi vuri në dukje masat kundër pirjes së duhanit të ndërmarra në Francë si një arsye e mundshme për rënien.
Vitet e fundit janë dhënë rimbursime për njerëzit që përdorin zëvendësues të duhanit, por edhe çmime më të larta të cigareve dhe janë ndërmarrë fushata si muaji kombëtar pa duhan.
Sipas anketës, në vitin 2017, 26.9% e 18- deri 75-vjeçarëve pinin duhan çdo ditë, krahasuar me 29.4% të një viti më parë. Kjo përbën një rënie prej 13.2 milionë duhanpirësve në 12.2 milionë gjatë periudhës.
Ministri francez i Shëndetësisë Agnes Buzyn në veçanti mirëpriti rënien e pirjes së duhanit në mesin e atyre me të ardhura të ulëta, duke thënë se “duhani është një trajektore e pabarazisë, që peshon veçanërisht në vendet më të pafavorizuara dhe po keqësohet”.
Një studim i vitit të kaluar zbuloi se pavarësisht dekadave të politikave të kontrollit të duhanit, është rritur numri i popullsisë që kishte menduar se ka një numër më të madh të duhanpirësve. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se paralajmërimet e fotografive në veçanti janë provuar të ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin dhe thotë se 78 vende që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së botës aktualisht përmbushin praktikat më të mira.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3991
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Kryeministri i ri francez: Do bëj të pamundurën të bashkoj vendin
24 Dhjetor, 15:31
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne
23 Dhjetor, 19:21
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor, 11:39
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28
-
Kryeministri i ri francez: Nëse nuk kemi një qeveri deri në Krishtlindje, do të jemi në greminë
20 Dhjetor, 12:04
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor, 16:46
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor, 21:44
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
Cikloni Chido shkakton katastrofë në Francë, autoritetet: Qindra, ndoshta mijëra viktima!
15 Dhjetor, 21:44