PARIS - Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, 59 vjeç, njoftoi sot, pas disa muajve heshtjeje, rikthimin në politikë me kandidaturën për presidencën e partisë së tij UMP (e djathtë).
"Jam kandidat për presidencën e familjes time politike", shkruan në faqen e tij në rrjetin social Facebook ish-presidenti (2007-12) duke konfirmuar se kishte vendosur, pas një reflektimi të thellë, t'u propozojë francezëve një zgjedhje të re politike.
"Jam pyetur vazhdimisht mbi mundësinë për një rikthim në jetën politike, nga ku u largova pa dëshpërim dhe keqardhje", theksoi Sarkozy, i cili u mund në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 nga socialisti, François Hollande.
"E dua shumë Francën, jam shumë entuziast nga debati publik dhe për të ardhmen e bashkatdhetarëve të mi", shtoi ai për të justifikuar përpjekjen e tij, konsideruar si një etapë e parë për të fituar Elysenë gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2017./ATSH/
/Shqiptarja.com