Sektori hekurudhor i Francës ka nisur një grevë masive e cila pritet të përshkallëzohet në rast se nuk do të ketë reagim nga ana e Presidentit, Emanuel Macron.
Mediat e pagëzuan me fjalët ‘E Marta e Zezë’ ditën e sotme, ndërsa pritet që kjo situatë të jetë e pranishme deri në tre muaj.
Qytetarët u panë të sforcoheshin shumë për të mbërritur në vendin e punës për shkak të numrit të paktë të trenave që po operonin. Në bazë të të dhënave, grevës i janë bashkuar katër sindikatat më të mëdha.

Për të qenë më konkret me termat, afro 77% e mashinistëve dhe 44% e stafit kanë ndërprerë punën duke refuzuar një sërë politikash që janë propozuar nga Presidenti Macron.
Ndërkaq, grevës i janë bashkuar edhe një pjesë e sektorit energjitik si dhe punonjësit e mirëmbajtjes. Protestuesit kërkojnë kryesisht përmirësime të kushteve të punës, rritje pagash si dhe tërheqje të Macron nga idetë e tij për liberalizimin e mëtejshëm të tregut të punës.
Ekspertët e kanë konsideruar këtë si një test të madh për liderin francez, i cili përballet për herë të parë me një valë masive protestash.
Komente
