Dy persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që u shkaktua nga rrjedhja e gazit në një pallat në Jug të Francë. Dy trupat e viktimave u bllokua nën rrënojat e pallatit, çka i shkaktoi atyre vdekjen.
Më shumë se 100 forca të zjarrëfikësve u angazhuan për nxjerrjen e trupave nga rrënojat, ndërkohë që autoritetet lokale thanë se nuk dihet ende shkaku që shkaktoi rrjedhjen e gazit.
Sipas zyrtarëve, rrejdhja e gazit kishte shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Ndërtesa që u shkatërrua nga shpërthimi është ndërtuar në vitet '60-'70 dhe ishte riparuar disa vite më parë. Si pasojë, shkatërrimi i ndërtesës nga shpërthimi ishte i mundur, raportojnë autoritetet.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com