François Hollande dhe Matteo Renzi
PARIS, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, François Hollande dhe kryeministri itlaian Matteo Renzi, zhvilluan sot në mëngjes një takim dypalësh në Paris para mbajtjes së një mbledhje të krerëve socialdemokratë evropianë.
Kjo mbledhje, e organizuar me ftesën e presidentit francez, pritet të bashkojë krerët e nëntë vendeve anëtare të BE-së disa ditë para mbledhjes së Këshillit të Evropës, më 26 dhe 27 qershor në Bruksel.
Kjo mbledhje në Paris i dedikohet kryesisht vendosje së kushteve të së majtës evropiane për mbështetjen e emërimit të presidentit të Komisionit, të lukesmburgasit Jean Claude Juncker, që ka dalë nga krahu i djathtë nga radhët e kristiandemokratëve.
"Bëhet fjalë për të përgatitur mbledhjen evropiane që do të marrë vendime për orientimet e ardhshme të Evropës dhe mbi personat që do të drejtojnë evropën", njoftoi shefi francez i diplomacisë Laurent Fabius./
/G.S/
/Shqiptarja.com