FRANCE - Ushtria franceze lejon pjesëmarrjen e grave në ekuipazhet e nëndeteseve. Ky vendim duket si një hap i vogël, por në fakt simbolizon një revolucion përsa i përket barazisë gjinore në strukturat strategjike të ushtrise franceze, ku bëjnë pjesë dhe nëndeteset bërthamore.

Gjithsesi, kriteri kryesor i përzgjedhjes së ekuipazheve do të mbeten aftësitë dhe kompetenca. Pas nje periudhe formimi, gratë do të mund të patrullojnë duke nisur nga viti 2017.

Marina e parë që i lejoi gratë në ekuipazhet e nëndetëseve ishte ajo amerikane në fillim të vitit 2010. Gratë përfaqësonin 15% të ekuipazheve të anijeve që në vitin 1993. Pranimi i grave në Marinë erdhi pas vështirësive në rekrutimin e një personeli shkencor të kualifikuar, kandidatët e të cilit ishin ekskluzivisht meshkujt që prej 110 vjetësh.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)