Francë,terroristët masakrojnë
priftin e besimtarin në KishëIdentifikohet njëri nga terroristët, i arrestuar më parë

Francë,terroristët masakrojnë<br />priftin e besimtarin në KishëIdentifikohet njëri nga terroristët, i arrestuar më parë
Vetëm 10 ditë pas tragjedisë së Nisës ku humbën jetën 84 persona, një tjetër mëngjes i frikshëm u shënua në një kishë në Saint Etienne du Rouvray në Francë. Dy persona me origjinë franceze me thikë morën peng 1 prift, 2 murgesha dhe disa besimtarë.
 
Mediat franceze citojnë se janë vrarë duke u masakruar një prift 86 vjeçar dhe një tjetër besimtar. Pengmarrësit mësohet të kenë bërtitur Daesh, emër tjetër me të cilin njihet shteti islamik.
 
ISIS përmes agjencisë së lajmeve Amaq mori përgjegjësinë e sulmit duke thënë se ai u krye nga 2 ushtarë të grupit. Ndërsa policia konfirmon se edhe dy agresorët u vranë nga agjentët e policisë. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për dy persona me çrregullime mendore.
 
Dy agresorët kanë hyrë në kishë nga dera e mbrampe rreth orës 9 e 30 të mëngjesit dhe kanë bllokuar dyert e tjera duke mbajtur peng fillimisht 2 murgeshat. Njëri nga atentatoret në vitin 2015 ishte dënuar për tentativë për t’iu bashkuar xhihadit në Siri, por u ndalua në kufirin turk. Në 22 mars ai ishte liruar por kishte me vete edhe byrzylukun elektronik dhe mund të levizte nga ora 8e 30 deri në 12 e 30.
 
Pas këtij sulmi në vendngjarje kanë shkuar edhe ministri i brendshem Cazeneuve dhe presidenti Hollande. “Të gjithë jemi goditur. Duhet të qëndrojmë të bashkuar. Duhet të fitojmë provën kundra ISIS. Dëshira jonë është të luftojmë. Do të përdorim të gjitha mjetet dhe forcat për të luftuar kërcënimet”, u shpreh kreu i Champs Elysee i cili ka lindur pikërisht në zonën ku ndodhej edhe kisha. 
 
Sulm barbar. E gjithë Franca dhe katolikët janë goditur. Ne do t’i bllokojmë”, u shpreh Kryeminsitri i Francës Manule Valls në rrjetin social në twitter. Papa Francesku në mesazhin e tij u shpreh se dënon sulmin dhe këtë dhunë absurde e cila i shtohet akteve të fundit të agresioneve.

Hetimet tashmë i ka marrë në dore prokuroria e antiterrorzimit ndërsa është arrestuar 1 person.


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë