Ayoub el Khazzani, marokeni i cili para disa ditësh u arrestua si personi i dyshuar për një sulm terrorist në një tren në linjën Amsterdam-Paris, në 4 Qershor të vitit të kaluar ka ardhur në Shqipëri. Ky fakt bëhet me dije nga një gazetë franceze e cila shkruan se: “Avokati i tij, Francois Molins në një deklaratë tha se ai fluturoi nga Antakya, Turqia për në Tiranë, në Shqipëri më 4 Qershor të vitit 2014”. Nga autoritetet shqiptare nuk dihet ende nëse ky person ka ardhur në Shqipëri si anëtar i grupit terrorist ose jo.
Po ashtu, mbetet për t’u verifikuar nëse marokeni ka qëndruar në Tiranë vetëm një ditë apo ka qëndruar edhe më shumë. Më tej, në median e huaj thuhet se “Khazzani mohoi gjatë marrjes në pyetje se ai kishte udhëtuar për në Turqi.

LAJMET MË TË VLERËSUARA