FRANCË – Turku, Fatih Birol në krye të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë


PARIS, 13 shkurt /ATSH-AFP/ - Kryeekonomisti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (AIE), Fatih Birol, do të marrë kryesimin e organizatës ndërkombëtare duke nisur që nga muaji shtator në vend të Maria van der Hoeven, mandati i të cilës do të përfundojë, njoftoi sot dega energjitike e vendeve të zhvilluara të OSBE-së.
"Këshilli administrativ i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë konfirmoi këtë javë emërimin e Fatih Birol, si drejtor i ri ekzekutiv i agjencisë. Ai do të pasojë Maria van der Hoeven, mandati katërvjeçar i të cilës do të përfundojë më 31 gusht 2015", theksoi AIE-ja në një komunikatë.
Me kombësi turke, lindur në vitin 1958 në Ankara, Birol u bë pjesë e AIE-së në vitin 1995, pasi kishte punuar në sekretarinë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të naftës (OPEC), në Vjenë.
E përjavshmja amerikane "Forbes" e cilësoi si një prej personaliteteve më influente të skenës energjitike botërore./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?