FRANCE - Rezultatet e analizës së ADN-së konfirmuan se trupi i dytë i shkrumbuar në një kamion në Francë, është i 26-vjeçares nga Rrësheni, Erinda Kacorri. 

Pas 1 muaj pritje dhe ankthi me shpresën se vajza e tyre mund të jetë gjallë, familjarët kanë marrë lajmin tragjik, i cili u është konfirmuar nga autoritetet Franceze. 

Mësohet se prova kryesore për identifikimin e saj ka qenë furça e dhëmbëve e 26-vjeçares si dhe disa sende të tjera personale, pasi trupi i Erinda Kacorrit ishte totalisht i shkrumbuar. Si shenjë të identitetit të saj kishin mbetur vetëm një pjesë e dhëmbëve të cilat iu nënshtruan ekzaminimeve laboratorike. 

Pritet që ajo çka ka mbetur nga trupi i saj të mbërrijë sot nga Franca në Shqipëri, ku do t’i jepet edhe lamtumira e fundit. 

Personit tjetër i cili ishte nisur me Erinda Kaçorrin në drejtim të Anglisë ishte 22-vjeçari Rexh Myzyraj me origjinë nga Kukësi i cili u identifikua 1 javë më parë, pas analizave të ADN-së. Dy të rinjtë ishin nisur nga Tirana në drejtim të Belgjikës me 15-nëntor, për të kaluar më pas ilegalisht në drejtim të Anglisë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)