FRANCË – Ukraina dhe Rusia punojnë mbi një armëpushim dypalësh

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Ukraina dhe Rusia arritën një marrëveshje që të punojnë mbi miratimin e një armëpushimi dypalësh, njoftoi sot presidenca franceze në një komunikatë pas takimeve të përbashkëta të dy vendeve të përfshira në krizën ukrainase me Francën dhe Gjermaninë.
"Në përfundim të një bisede të gjatë mes presidentit Vladimir Putin, presidentit Petro Poroshenko, presidentit François Hollande dhe kancelares Angela Merkel, u arrit që Rusia dhe Ukraina të punojnë në pesë pika ku më kryesorja është miratimi i një marrëveshjeje të armëpushimit dypalësh mes autoriteteve ukrainase dhe separatistëve", thuhej në komunikatën e presidencës franceze.
Presidenti ukrianas, Petro Poroshenko zgjati më 28 qershor me 72 orë armëpushimin me separatistët prorusë në lindje të Ukrainës.
Shtyrja e armëpushimit u vendos pas bisedimeve urgjente të Poroshenkos me zyrtarët kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes, pas pjesëmarrjes në një samit të BE-së në Bruksel ku nënshrkoi një marrëveshje historike asocimi me Bashkimin Evropian.
Afati i armëpushimit një javor përfundonte në orën lokale 22:00. Separatistët zhvilluan dje me ish-presidentin ukrainas, Leonid Kuchma, ambasadori i Moskës në Ukrainë, si edhe përfaqësues të OSBE-së./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve