Francë, vdes Vinsent Lambert, njëriu simbol i luftës për jetën. Vatikani: humbje për njerëzimin

Francë, vdes Vinsent Lambert, njëriu simbol i luftës për jetën. Vatikani: humbje për njerëzimin

Pas 10 viteve në gjendje kome, Vinsent Lambert, 42-vjeçari francez, ish infermier tetraplegjik, njëriu simbol i debateve mbi eutanazinë, është larguar nga jeta pasi mjekët shkëputën një javë më parë, aparaturat që e mbanin atë në jetë.

Lambert në vitin 2008 u shtrua në një spital në Reims, në një gjendje ndërgjegje minimale, pas një aksidenti me makinë.

Zhan dhe Vivien, prindërit e Vinsent Lambert, prej kohësh ishin në një betejë të ashpër ligjore për të ndaluar që djalit të tyre, ti ndërpriteshin mjekimet dhe ushqimi që e mbanin në jetë.

Të hënën ata u dorëzuan, duke thënë se “vdekja e djalit të tyre tashmë ishte e pashmangshme”.

Lambert u bë simbol në Francë për një pjesë të opinionit publik në luftën kundër eutanazisë, për të tjerët, anasjelltas, në fushatën për legalizimin e "vdekjes së asistuar mjekësore" me kërkesë të pacientit ose kujtdo që e përfaqëson atë.

Ndërkohë, Vatikani e ka cilësuar vdekjen e Lambert si një humbje për njerëzimin.

"Perëndia e mirëpret Vincent Lambertin në krahët e tij. Ne nuk duhet të ndërtojmë një qytetërim që eliminon jetët e njerëzve. Çdo jetë ka vlerë", shkruajti Papa Francesku në Twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja