Një prift francez është vrarë mesditën e sotme një qytetar nga Ruanda, i dyshuar më parë për shkaktimin e një zjarri të madh që shkatërroi katedralen në qytetin francez të Nantes vitin e kaluar .

"E gjithë mbështetja ime shkon për katolikët e vendit tonë pas vrasjes dramatike të një prifti në rajonin Vendee," shkroi ministri i brendshëm francez Gérald Darmanin duke thënë se ai po shkonte në vendngjarje.

I dyshuari kishte shkuar më herët në polici në qytetin e Mortagne-sur-Sevre dhe kishte deklaruar se kishte vrarë një prift.

Prifti i vrarë, 60 vjeç, e kishte mirëpritur burrin në kishën ku ai shërbente për disa muaj.

Burri, një shtetas me origjinë nga Ruanda i quajtur Emmanuel A, ka rrëfyer se ai ishte shkaktar i zjarrit në katedralen gotike të Nantes që tmerroi Francën më 18 korrik 2020.

Liderja e së djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen, e akuzoi qeverinë sepo ndjek një politikë të dobët për emigracionin, deklaroi se në Francë "mund të jesh një emigrant ilegal, t'i vësh zjarrin një katedralje dhe të mos dëbohesh dhe më pas të kryesh krim sërish duke vrarë një prift ".

Darmanin menjëherë e akuzoi atë ngritjen e polemikave, pa u bazuar në fakte duke thënë se burri nuk mund të dëbohej nga Franca ndërsa ishte nën kontrollin gjyqësor.