Ai është vetëm 25 vjeç, por është një nga drejtuesit e ekipit të Francës në Kampionatin Botëror, falë edhe përvojës të akumuluar në Juventus dhe më pas në Manchester United. Paul Pogba, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram fton shokët e tij të qëndrojnë të fokusuar: 'Po shkon mirë, por nuk ka mbaruar. Është e gjitha e bukur, por nuk ka mbaruar'. Ish-mesfushori i Juventusit ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp 72 orë para ndeshjes kundër Kroacisë duke thënë se Luka Modric mund të konsiderohet më i miri në mesin e kroatëve, por ky sigurisht nuk është i vetmi që mund të krijojë probleme për ekipin e Deschamps:
Kroacia nuk është thjesht Modriç, nuk duhet t'i harrojmë lojtarët si Rakitiç apo Mandzukiç. Ne nuk do të kemi një plan anti-Modriç, por një plan për çdo lojtar kroat. Ne kemi parë ndeshjen dje, tani ne do të analizojmë gjithçka. Gjëja më e rëndësishme është të mos u lëmë atyre hapësirë për të luajtur dhe ne do të hyjmë për të fituar dhe asgjë tjetër. Për mendimin tim nuk jemi favoritë. Ne nuk kemi harruar dyshimet për ne në fillim të garës, për aftësinë tonë për të luajtur së bashku. Ne ende nuk kemi bërë asgjë, por do të bëjmë gjithçka për të sjellë diçka në shtëpi. Kemi arritur deri në finale dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje që më pas t’i kalojmë pushimet të qetë. Europiani 2016 ka qenë i tmerrshëm dhe ende e kujtoj. E njoh shijen e humbjes së një finale dhe është vërtetë e hidhur. Nuk do ta luajmë këtë finale siç bëmë në Europianin e kaluar.
Paul Pogba, futbollist i Francës
(Postimi i Pogba në Instagram)
Franca luajti si Kamza sepse filloi nxirte topin jasht fushe per te krijuar vonesa.dhe lojtaret shtriheshin ne fushe dhe vonoheshin ..nje ekip i madh lufton deri ne fund jo te bej si lav..... Respekte per Kroacin.
Përgjigju