Françesk Radi, një zë i veçantë në muzikologjinë shqiptare

Françesk Radi, një zë i veçantë në muzikologjinë shqiptare

Françesk Radi

Françesk Radi që nga fillimet e tij dhe me pjesën e muzikës që krijoi vitet e fundit,  diti ta ruaj, ose të paktën ta përvijoj profilin e tij si një muzikant i veçantë i gjithë botës muzikore shqiptare.Kam  punuar si redaktor i poezisë në redaksinë e muzikës së Radio-Tiranës. E kam njohur Frankon që kur erdhi e regjistroi këngën e tij të parë, “ Adresën”. Hyri me pak ndrojtje, si të gjithë djemtë e rinj, por kishte një veçanti që nuk e shikoje tek këngëtarët e tjerë.  Ishte djalë i ri me kitarën në sup.

Një tip i këngëtarit, i kantautorit që e shikoje pak në brigjet përtej, në Itali në kuptimin jo se ai kishte një lloj imitimi, por ishte një prurje si gjithë këngëtarët e botës kur dolën atëherë në Amerikë, në botë, ishin tipat e kantautorit, një njeri qe ka një individualitet, ka një kitarë në sup, ka një melodi, ka një mesazh për të dhënë, mesazhin e brezit të vet.  Hyri si një djalë i cili ishte me veçantinë e tija, këngëtar i kohës, një këngëtar qytetar që sjell një frymë kontemporane në muzikën shqiptare. Ishte një figurë që nuk e kishte asnjë këngëtar tjetër. Atëhere kishte këngëtar të dëgjuar. Ishte p.r.sh. Sherif Merdani, ose ishte Tonin Tërshana, por Françesk Radi ishte tjetër, djali i ri që vinte nga shkolla me kitarën, me muzikën e vet, me interpretimin e vet. Kjo ishte shumë origjinale. Unë jam autor i tekstit “ Kur dëgjojmë zëra nga bota “.  Pa kaluar as dy vjet , Françesk Radi  me krijimet e tij të para , kishte krijuar profilin e vet të dalluar . Ishte koha e organizimit të festivalit të 11-të. Punohej për përzgjedhjen e këngëve. Ata që ishin atëhere shefa në redaksinë e muzikës, Gjon Simon, e të tjerë, vendosën që këngën e Françesk Radit ta pranojnë dhe jo vetëm ta pranojne,  por ta vënë këngën  e parë, mund ta quaj këngën kopertinë të festivalit të 11-të  të këngës në RTSH.

Më kujtohet se atëhere qe dhe si orientim. U zgjodh një temë ndërkombëtare, ishte tema e luftës në Vietnam.  E  gjithë bota protestonte për luftën në Vietnam. Mandej edhe vetë në Amerikë, në kohën e presidentit Nikson, njerëzit protestuan. Kjo lloj kënge nuk është se kishte ndonjë mesazh të fortë politik. Nuk ishte si ato këngët që ishin kundër imperializmit. Ishin një grup djemsh, kanë dalë të këndojnë, bien diku bomba në Vietnam, trishtohen pak, fillojnë të këndojnë pak. Ishte një këngë e butë, siç ishte dhe vetë klima e butë e viteve “72, ’73 të shekullit 20. Nuk e dinim në fakt që ajo këngë që ranë bomba , ajo qe një bombë pastaj që ra për autorët e vet. Unë kam berë fjalët e asaj kënge, Françesku e këndoi në mënyrën e tij dhë mbas kësaj ai nuk do të këndoj më për disa vite. Ndoshta për 15-16 vite nuk do të këndoj më.

Monumenti i Françesk Radit te Parku i Liqenit në Tiranë

Dhe do të vi prap në festival pas 15 vjetësh. Është një gropë e madhe, është një thyerje shumë brutale, sidomos për një artist të ri. Unë mendoj se ishte ajo që nuk i duhej kohës, ose jo kohës , por politikës, se kohës i duhej Françesk Radi. Nuk i duhej politikës një këngëtar me atë figurën e vet shumë interesante, djali me kitare në sup që thotë këngët e veta origjinale, bie këngë qytetare dhe një këngë të zonave më të bukura urbane të kohës. Kjo lloj thyerje në muzikën shqiptare, ky lloj kontrapunti me ato këngët e ashpra, të forta ose këngët fshatare me subjekte kooperativash ose aksionesh,  i sillte një frymë të re muzikës shqiptare. Si duket me ndryshimet politike kjo nuk u desh dhe këtë e pagoi Frankua, e paguan shumë këngëtarë si Sherif Merdani dhe të tjerë. Dikush u burgos, dikush u internua, të tjerë u ndëshkuan në forma të ndryshme. Ajo që ishte më  e rënda ishte ndalimi i krijimtarisë. Me Frankon kisha njohje personale. Unë isha i madh në moshë. E kam ndjekur me shqetësim jetën e tij. Jam gëzuar shumë që ai edhe pas kaq vitesh arriti që të jetë këngëtar i mrekullueshëm, si dhe më përpara. Kjo ishte një arritje e madhe. Unë mendoj se prapë Françesk Radi që nga fillimet e tij dhe me pjesën e muzikës që krijoi vitet e fundit diti ta ruaj ose të paktën ta përvijoj profilin e tij si një muzikant i veçantë i gjithë botës muzikore shqiptare.

* Sadik Bejko ka qenë kryeredaktor i teksteve në festivalin e 11-të të këngës në RTSH

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë