Francezët mes Macron dhe ekstremistëve, shqiptarja nga Parisi për Report Tv: Presidenti aktual drejt fitores, kandidatët e tjerë ‘koalicion’ kundër Le Pen

Presidenti aktual Emmanuel Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë, ka më shumë mundësi që të shkojë drejt fitores. Kështu deklaroi për Report Tv, Anila Hyka, nënkryetare e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare në Francë, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ndërsa shtoi se në këto zgjedhje u vu re një tendencë të mbështeten kahet ekstremiste.

Sipas Hykës do të mobilizohen forcat e tjera që të mos marrë fuqi ekstremistja Marinë Le Pen, e kryesisht e njohur për anën e saj nacionaliste. Hyka parashikoi një konkurrim të fortë, por sipas saj një pjesë e madhe e kandidatëve, përveç, dy prej tyre, kanë dalë publikisht në mbështetje të Macron.

‘Rezultatet ishin të pritshme dhe ajo që shihet si tendencë kahet ekstremiste kanë marrë më shumë terren, si majtas dhe djathtas. Edhe pjesëmarrja ka qenë shumë më e lartë. Raundit e parë 74.6% kanë marrë pjesë në votime. Ky është ndërgjegjësimi i njerëzve për të vendosur kush do të jenë përfaqësuesit e  tyre. Shihet një rënie e dy partive kryesore dhe më keq është Partia Socialiste që ka rënë. Njerëzit janë të lodhur me figurat standarde. Pjesa tjetër janë edhe faktorët ekonomikë e social. Le Pen janë figura politika që kanë filluar të moderojnë dhe prekin çështje shumë të ndjeshme ndaj votuesve. Macron ka ruajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e influencës së vendit në rangut ndërkombëtare.

Le Pen luan me frikën ndaj emigracionit. Ndërsa Macron ka bërë një fushatë ku ka shpalosur strategjinë e vet në 4 drejtime kryesore të cilat janë shumë sociale, rritja e investimeve në edukim, në fushën e shëndetësisë, rritjen ekonomike duke investuar dhe lehtësuar kompanitë që të investojnë dhe të fokusohen në resurset e vendit. Mesazhi tjetër ishte Franca lider në inovacion dhe Sart Up.  Ngritja dhe fuqizimi i mbrojtjes, si dhe roli në arenën ndërkombëtar. Tendenca është që sa herë që del Le Pen në raundin e dytë mobilizohen forcat e tjera për të mos i dhënë fuqi anës së saj nacionaliste. Besoj se do të jetë një konkurrim i fortë. Të gjithë kandidatët e tjerë, kanë dalë hapur që të mbështesin Macron. Është më shumë e garantuar se do të fitojë Macron.’- tha Hyka.

E ndalur tek rritja e mbështetjes për Marinë Le Pen, Hyka u shpreh se fuqizimi i një partie se e Le Pen është si të vijë epoka e fazhizmit.

‘Marrja në fuqi e një partie si ajo e Le Pen e konsideroj si të vijë epoka e fazhizmit. Qëllimi i tyre është shkatërrimi i BE dhe ngritja e një politike ku të nxjerri jashtë të gjithë emigrantëve q janë në proces kërkim azili. Është e frikshme ta mendosh, është e frikshme që ajo parti po merr gjithnjë dhe më shumë fuqi. Luan me mesazhet e patriotizmit francez. Më e frikshme është edhe kandidati tjetër, i pavarur që mori goxha % dhe në të ardhmen mund të fuqizohet edhe më shumë. Tregon një polarizim të shoqërisë majtas dhe djathtas.’- u shpreh Hyka.

Emanuel Macron dhe Marine Le Pen do të përballen në balotazhin e 24 Prillit, pasi me shumicën dërrmuese të votave të numëruara, presidenti aktual doli në krye me 27.6% kundrejt 23.4% të Marine Le Penit. Asnjëri nga 12 kandidatët nuk siguroi mbi 50% për të marrë presidencën që në raundin e parë

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje