Francezi Franck Ribery: Dëshiroj të mbyll karrierën te Bayern

Francezi Franck Ribery: Dëshiroj të mbyll karrierën te Bayern
Mesfushori 28-vjeç i Bajernit të Munihut dhe kombëtares franceze, Frank Riberi, në një intervistë për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe” ka thënë se do të ishte shumë i lumtur në rast se karrierën e tij do ta mbyllte në klubin bavarez.

“Këtu jam prej pesë vjetësh dhe ndjehem si në shtëpinë time, si në klub, ashtu edhe në qytet”, ka theksuar Riberi, i cili në vitin 2007 u transferua nga Olimpiku i Marsejës në radhët e Bajernit, për një shifër 25 milionë euro.

“Gjithçka këtu më duket e përkryer dhe sinqerisht dëshiroj ta mbyll karrierën pikërisht në këtë klub. Familja ime është përshtatur shumë mirë këtu dhe po kënaqet me mua. E kam shtëpinë shumë afër qendrës së stërvitjeve, gjithçka në klub funksionon si duhet, kam raporte të shkëlqyeshme me të gjithë, prandaj nuk kam çfarë të kërkojë më shumë”, ka shtuar Riberi.

Në fund, ai ka dhënë një opinion të shkurtër edhe për ndeshjen çerekfinale kundër ish-skuadrës së tij, Olimpik Marsejë, që zhvillohet të mërkurën. “Marseja është ish-klubi im. Atje kam kaluar disa vjet të rëndësishme në karrierë, të cilat sigurisht që nuk do të harrohen kurrë. Por, shpresoj se as tifozët marsejezë nuk kanë harruar se çfarë kam bërë për klubin e tyre të zemrës. Shpresoj në një mikpritje të ngrohtë në ‘Veledrome’”, ka nënvizuar Ribery.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël