Profesori francez Jean Tirole mori sot çmimin Nobel 2014 për Ekonomi, pasi hodhi dritë mbi mënyrën se si qeveritë duhet të rregullojnë kompanitë e fuqishme që dominojnë tregjet. Njoftimi u dha nga Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave e cila tha se Jean Tirole është ‘një nga ekonomistët më me ndikim të kohës sonë’.

61-vjeçari, Drejtori i Fondacionit Jean-Jacques Laffront në Tuluzë mori çmimin suedez për ekonominë prej 1.1 milion dollarësh. Tirole, me studimet e tij ka treguar se rregulloret e tregut duhet të përshtaten me kujdes në fushat specifike, në vend të rregullave të përgjithshme të cilat mund të sjellin shumë dëme në ekonomi.

Çmimi për Ekonominë, i quajtur ‘Sveriges Riskbank Prize’ në shkenact ekonomike i dhënë për nder të Alfred Nobelit, është krijuar në vitin 1895. Ekonomistët nga Shtetet e Bashkuara kanë dominuar për vite rresht fituesit e këtij çmimi, me vetëm disa fitues nga pjesë të tjera të botës, që nga viti 1994.

Fitueist e mëparshëm përfshijnë emra të njohur si Paul Krugman, Milton Friedman, Friedrich von Hayek dhe Joseph Stiglitz.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)