Francezi “Merimangë”, Alain Robert me profesion planifikues urban, është ngjitur për herë të dytë, pas 28 marsit të vitit 2011, në ndërtesën më të madhe në botë, në kullën “Burj Khalifa” në Dubai, 828 m e lartë.
I lidhur me një litar sigurie, atij iu deshën gjashtë orë për t'u ngjitur në kullën e argjendtë me fasadë xhami, edhe pse një pjesë të kullës ai e përshkoi në kushtet e errësirës.
Alain Robert, tashmë 56 vjeçar, gjatë karrierës se tij ka ngjitur më shumë se 70 rrokaqiej, duke përfshirë ndërtesën e “Empire State” në Nju Jork, kullën “Willis” në Çikago në Shtetet e Bashkuara dhe kullat “Petronas” në Kuala Lumpur.
Në vitin 2004, ai u ngjit edhe në “Tajvan Taipei 101”, ndërtesa më e lartë në botë për kohën.
Pasi ka thyer shumë herë refuzimin e autoriteteve locale, të cilat nuk i kanë dhënë leje për të ndërmarrë të tilla aventura, “Njeriu Merimangë” është arrestuar disa herë. Sidoqoftë, në vitet e fundit, Robert ka realizuar ngjitje me lejen e tyre dhe i sponsoprizuar.
Ilir Çuçi