TIRANE - Koalicioni mes Frymës së re Demokratike të ish-presidentit Bamir Topi dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të drejtuar nga Vangjel Dule duket se po shkon drejt realizimit, duke sjellë në këtë mënyrë në skenën politike shqiptare dhe bërthamën e Polit të Tretë politik shqiptar. Derën e hapur dykanatësh për PBDNJ e ka konfirmuar nënkryetari i FRD prof. Aleksandër Biberaj, teksa ka nënvizuar se partia e tij është e hapur për një koalicion parazgjedhor dhe me parti të tjera të qendrës dhe qendrës së djathtë, përjashtuar dy partitë e vjetra politike siç i cilëson ai, PS dhe PD. “Jemi të hapur për koalicion me PBDNJ, sikurse jemi të hapur për parti të tjera të qendrës së djathtë dhe të qendrës.
Si forcë e tretë politike në Shqipëri jemi të përgatitur për të dalë dhe vetëm në zgjedhje, por mirëpresim koaliconet dhe aleancat me parti të qendrës së djathtë dhe të qendrës, me qëllim realizimin e padiskutueshëm të rotacionit politik, prishjen e bipolarizimit PS-PD, si dhe themelimin e një Republike të re Demokratike Parlamentare”, ka deklarata e numrit dy të FRD Biberaj për gazetën Shqiptarja.com.
Njëherësh ai nuk ka munguar të shprehet se po vijojnë takimet në të gjitha zonat e Shqipërisë, duke patur si devizë të kësaj fushate aleancën me qytetarët. “Natyrisht që kemi shpallur publikisht se aleanca më e madhe e FRD do të jetë me qytetarët të cilët po i takojmë dhe kontaktojmë çdo ditë në të gjithë territorin e vendit.
Shqipëria ka nevojë për të prishur balancat politike PD dhe PS me forca të reja progresive, dhe FRD është e gatshme të luajë rolin e lidershipit. Shpresojmë, besojmë, jemi të sigurtë e të bindur si dhe po punojmë fort që pas 23 qershorit të jemi faktorë të rëndësishëm vendimmarrës në politikën shqiptare, vendimmarrje që do të jetë totalisht në shërbim të shqiptarëve e të Shqipërisë”, ka deklaruar Biberaj.
Për të cilin aleancat do të jenë të mbështetura në vlera dhe jo thjeshtë aleanca numrash. “Çdo koalicion i mundshëm do bazohet me parime dhe vlera demokratike si dhe në interesin e qytetarëve shqiptarë”, tha ai. Ndërkohë që kryetari Dule i ka qëndruar deklaratave të mëparshme, që nëse LSI bën aleancë me PDIU atëherë përfundimisht do të shkojë në aleancë me FRD e Bamir Topit.
Ndërsa burime brenda PBDNJ bëjnë me dije se negociatat mes Dules e Topit kanë vijuar jo vetëm drejtëpërdrejt por dhe në nivele të dyta, duke shënuar një përparim të dukshëm dhe vajtur afër pragut të marrëveshjes. Palët kanë rënë dakord për pikat kryesore, dhe për mbështetjen respektive në zona të caktuara për secilën parti për maksimalizimin e votës pavarësisht se dalja në koalicion rrit pragun elektoral sipas qarqeve.
Kosto të cilën kanë vendosur ta përballojnë të gjitha partitë politike që vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare janë në kërkim të aleancave, kryesisht me partitë e mëdha politike, që deri më tani e kanë konturuar fizionominë e grupimit politik. Ku grupi i mazhorancës udhëhiqet nga Berisha, ndërsa 33 partitë e opozitës udhëhiqen nga Rama.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com