FRD: Berisha rrezik i madh, koha për rotacion politik
Sipas FRD-së raporti konfirmon dështimin e politikës së vjetër, sidomos të qeverisë.
TIRANE- Fryma e Re Demokratike e quan “realist dhe korrekt në paraqitjen e problematikave kryesore” raportin analitik të të kreut të Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Sipas FRD-së raporti konfirmon dështimin e politikës së vjetër, sidomos të qeverisë.
“Në pamundësi për të qeverisur me programe e alternativa, të shtyra nga dëshira e pakontrolluar për të qëndruar në pushtet me çdo kusht dhe me pazare politike që përfshijnë politikën, institucionet, pronën publike dhe pasuritë kombëtare, mazhoranca e sotme politike e ka humbur tërësisht besimin publik tek aftësia e saj për mirëqeverisje, si dhe po e bën vendin tonë, siç edhe del nga raporti, në një model të dështuar të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.”- thuhet në deklaratën për shtyp të FRD-së.
FRD vlerëson se ky dëm i madh që i bëhet vendit, meriton një angazhim e reflektim publik qytetar e institucional, “për të parandaluar rrëshqitjen drejt oligarkisë dhe penalizimit ndërkombëtar të vendit për shkak të regresit në fusha të rëndësishme të jetës institucionale e politike”. Një qeveri- vazhdon deklaratën FRD- që i jep vetes atribute të qënies mbi ligjet, mbi gjykatat, mbi kushtetutën dhe mbi të drejtën e qytetarëve për transparencë dhe kontroll të qeverisjes jo vetëm nuk ka më të drejtë të flasë në emër të publikut dhe qytetarëve, por edhe është shndërruar në rrezik potencial për qytetarët dhe interesat publike.” FRD shton se është një përgjegjësi më shumë për të punuar pareshtur me qytetarët, opinionin publik dhe partnerët tanë ndërkombëtarë “për të larguar me votë të lirë klikën që keqqeveris vendin dhe që siç thotë edhe OSBE, 22 vjet pas rënies së sistemit autoritar komunist, po tenton të instalojë përsëri një sistem piramidal dhe personal, të pavotuar dhe pa kredenciale morale.”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.1%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15