TIRANE - Aleksandër Biberaj, një nga nismëtarët e Frymës së Re Demokratike deklaron se në zgjedhjet e qershorit FRD pretendon 75 mijë vota pra 7 deri në 8 deputetë.
Deklarata u bë gjatë një takimi të drejtuesve të FRD me banorë të Kombinatit në Tiranë. Biberaj akuzoi kryeministrin aktual se e ndau pushtetin me Lefter Xhuvelin dhe Ilir Metën teksa ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit që të bashkojnë votat për të rrëzuar atë që FRD e cilëson si stalinistin e fundit.
Biberaj tha se Fryma e Re Demokratike po punon derë me derë për të arritur fitoren ne zgjedhjet e qershorit. “PD, PS dhe LSI janë provuar sesa keq qeverisin, dhe gjykoj se shqiptarët nuk mund të gënjehen nga ata që ka 22 vjet që i mashtrojnë dhe gënjejnë.
Suksesin tonë ne e bazojmë në programin tonë realisht që do të jetë në interes të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve, në kandidatët tanë që do të jenë shumë cilësorë dhe përfaqësues dhe në lidershipin që është provuar pozitivisht në raport me pushtetin”, ka qenë deklarata e Biberaj, duke ripërsëritur dhe njëherë qëndrimin se nuk bën koalicion me partitë e vjetra siç i quan ai, PS, PD e LSI-në.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 19 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com