FRD çel fushatën,Oketa:PD pushoi
së ekzistuari,Topi:Do jemi në Kuvend

FRD çel fushatën,Oketa:PD pushoi<br />së ekzistuari,Topi:Do jemi në Kuvend
Fryma e Re Demokratike çeli zyrtarisht fushatën elektorale pasditen e kësaj të hëne, gjatë një takimi në Hotel “Tirana” me anëtarë, simpatizantë dhe kandidatët e saj në 12 qarqe.
 
Gjatë këtij takimi u prezantua edhe slogani që do bashkëshoqërojë fushatën 20 ditore të FRD-së, “Për një hap më pranë Europës”.
 
Në fjalën e tij, kryetari i FRD, Bamir Topi u shpreh optimist për rezultatin e 25 Qershorit, ndërsa theksoi se synimi mbetet përfaqësimi në Kuvendin e ardhshëm si dhe krijimi i grupit parlamentar.
 
“FRD do jetë në parlamentin shqiptar, madje do ketë grupin e saj parlamentar. Këtë bindje nuk e them në kuadrin e një komunikimi elektoral, por situata politike në Shqipëri ka bërë që njerëzit të jenë të zhgënjyer, njerëzit kanë humbur besimin edhe tek ata që shihnin shpresë. Kanë kuptuar se e ardhmja nuk është te arroganca, egoizmi, te pushteti i familjes, por është te ai pushtet i cili është më afër qytetarëve”, u shpreh Topi.
 
Kryetari i FRD ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen FRD-së, pasi siç u shpreh ai, partitë e vjetra nuk janë më një alternativë e besueshme për të qeverisur vendin.

“Unë njerëzve u bëj thirrje të mos qëndrojnë indiferentë, por të na bashkohen. Nuk ka një element të vetëm, që të kemi thënë ndryshe dhe të kemi vepruar ndryshme. E kemi thënë edhe kur kemi festuar 5-vjetorin dhe kjo na nderon, Fryma e Re Demokratike nuk është parti e një individi”, tha Topi.
 
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i FRD, njëherazi kryesues i listës së FRD për Qarkun e Tiranës, Gazmend Oketa, u shpreh se FRD do përfaqësojë në Kuvendin e ardhshëm zërin e qytetarët të përjashtuar nga grupimet e mëdha.
 
Ai theksoi se përgjegjësia e FRD në këto zgjedhje rritet edhe më në një kohë kur sipas tij, PD ka pushuar së ekzistuari dhe i takon FRD-së të çojë përpara idealet e dhjetorit ’90.
 
“Unë besoj fort se të gjithë ata demokratë të zhgënjyer, shpesh nën zë në biseda me ne, kanë shprehur me ne të njëjtat shqetësime që ne i kemi thënë më zë të lartë, sot nuk kanë asnjë mëdyshje, se ai grupim politik që vinin në emër të idealeve të dhjetorit, në emër të ëndrrave studentore të dhjetorit 1990, ka pushuar së ekzistuari. Flamuri i atij subjekti politik, fatkeqësisht, sot ka pushuar së ekzistuari. Dhe për këtë është misioni i FRD për të çuar përpara ëndrrën e Dhjetorit 1990”, tha Oketa.
 
Fryma e Re Demokratike kandidon për herë të dytë në një palë zgjedhje parlamentare, që prej themelimit të saj në vitin 2012. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.