TIRANE- Strukturat e partisë Fryma e Re Demokratike të Fierit, braktisën partinë e tyre duke u bashkuar me degën Partisë Demokratike. Ky vendim është bërë i ditur dje nëpërmjet një deklarate për mediat nga kreu i FRD-së në degën e Fierit, Llazar Kolici, i cili krahas kësaj i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të kësaj partie që të braktisin FRD-në dhe të bashkohen me PD-në. “FRD me pozicionin e saj të ri nuk shpreh dhe nuk mbron interesat e të djathtës shqiptare.
FRD ka braktisur programin e saj dhe është kthyer në shtojcë të Partisë Socialiste. Ajo po braktis interesat e mbështetësve të saj. Ftoj anëtarët e Frymës së Re Demokratike të Fierit të mbështesin PD-në, si forca e vetme e djathtë”, është shprehur Kolici.
Reagimi
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së Frymës së Re Demokratike, Shezai Çobo. Sipas tij, kjo lëvizje e bërë nga Llazar Kolici është largimi i një individi të vetëm dhe jo i të gjithë strukturave të partisë drejt PD-së. “Kolici ka dalë i vetëm pasi anëtarësia e kryesisë është këtu. Ne mbështesim programin e FRD”. Ndërkohë menjëherë pas deklaratës së Kolicit se është bashkuar me Partinë Demokratike, ka ardhur edhe një njoftim për shtyp nga ana e Partisë Demokratike, Dega Fier, e cila theksoi se e mirëpret afrimin e Kolicit në strukturat e saj. Krahas kësaj, në këtë njoftim PD dega Fier, pohoi edhe për anëtarësimet në parti nga ku theksoi se anëtarësimet e reja në radhët e Partisë Demokratike kanë ardhur në rritje.
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com