FRD: Fyle takoi Berishën e Ramën
se janë bllokuesit e integrimit

FRD: Fyle takoi Berishën e Ramën <br />se janë bllokuesit e integrimit
TIRANE - Fryma e Re Demokratike bën fajtore qeverinë dhe opozitën për bllokimin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Konstatimi i FRD-së ka të bëjë me vizitën në Tiranë të komisionerit evropian të Zgjerimit, Stefan Fyle i cili u takua me kryeministrin Berisha dhe kreun e PS, Edi Rama, ku eurokomisioneri vuri theksin në zgjedhjet e 23 Qershorit si një test kyç për pavarësinë e institucioneve.

“Fryma e Re Demokratike bën përgjegjëse direkte për dështimin e tretë radhazi të aspiratës integruese partitë në pushtet dhe qeverinë, të cilat morën votën në emër të integrimit dhe sot pas katër vitesh, e kanë lënë Shqipërinë ishull të vetizoluar jashtë çdo projekti afatshkurtër integrimi. Fakti se komisioneri Fyle e bazoi vizitën në takime me qeverinë dhe opozitën, tregon se dy palët janë po ashtu përgjegjëse për bllokimin e reformave, mungesën e dialogut politik, funksionimin normal të institucioneve politike e kushtetuese, si dhe për klimën e tensionuar e natyrën thellësisht partiake të administrimit zgjedhor”, bëhet e ditur përmes një deklarate për shtyp të FRD.

Duke i cilësuar një grusht politikanësh të korruptuar dhe abuzivë, FRD deklaron se zgjedhjet pa standarde dhe dështimet e vonesat në procesin e integrimit rëndojnë në radhë të parë te qytetarët dhe imazhi i shtetit shqiptar.

“FRD e konsideron të papranueshme si politikën e mosvotimit të ligjeve bazë, ashtu edhe reagimin konfliktual, provokues dhe qëllimisht penalizues të qeverisë dhe mazhorancës së saj parlamentare”, thuhet më tej në njoftim.

Në përfundim të deklaratës për shtyp, FRD thekson se vizita e komisionerit Fyle në Shqipëri, “u tregoi edhe njëherë qytetarëve shqiptarë se Evropa i ka dyert e hapura për Shqipërinë, por pengesë kryesore e integrimit mbetet politika e vjetër, partitë politike që e kanë ngritur identitetin e tyre mbi konfliktin dhe përjashtimin, si dhe politikanë, për të cilët integrimi u kufizon shanset e mundësitë e abuzimit pakufi me pushtetin dhe votën qytetare”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë