FRD mbështet reformën territoriale
Topi: Opozita braktisi votuesit

FRD mbështet reformën territoriale<br />Topi: Opozita braktisi votuesit
Fryma e Re Demokratike ka përshëndetur miratimin e reformës territoriale. Në një konferencë për shtyp, kreu i FRD-së Bamir Topi tha se kjo parti ka shprehur dakortësi për ndarjen e re territoriale. Sipas ish-presidentit mungesa e opozitës në Parlament ishte një fakt negativ.
 
“Ne kemi qenë vazhdimisht të prirur  për të mbështetur reformën e ndarjes së re territoriale, madje e kam lançuar këtë në hapje të çdo legjislacioni në Kuvend, që në kohën kur isha president. Ne kemi qenë në parim, dhe nëse do t’a shohim partinë në mënyrë racionale, dhe mendimi ynë është shumë më i vlefshëm se i atyre partive që janë pengje të vendimeve të kryetarëve. Nevoja ishte për të dalë në një mendim të lirë pa u penguar nga askush. Ne kemi shprehur dakortësinë tonë për ndarjen e re territoriale. Fakt negativ është mungesa totale e opozitës në Parlament, që shënon një stad shumë negativ të komunikimit parlamentar. Gjithnjë ka pasur probleme e debat që ka kaluar caqet e komunikimit, por gjithnjë ka pasur një akord. Të mos marrësh pjesë do të thotë të braktisësh interesat e njerëzve që kanë edhe opsionet e tyre politike”, ka thënë kreu i FRD-së.
 
Ish-presidenti tha se nuk beson që harta e re është bërë për qëllime elektorale. Ai tha se do të jetë një punë e vështirë, ndërsa ka bërë thirrje që faktorët politikë të kontribuojnë që ndarja territoriale të vij sa më shpejt bashkë me dcentralizimin.  
 
Kreu i FRD-së gjithashtu ka thënë se në shtator do të shikojë mundësinë se me cilën parti do të bashkëpunojë. “Strukturat e partisë duhet të përgatiten që në shtator të identifikojnë personat e mundshëm, kandidatë potencial dhe po në shtator do të monitorojmë situatën politike për të parë të gjitha mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit politik në perspektivë me të gjitha forcat politike”, deklaroi Topi.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni