FRD: Në 20 vjet, 6600 viktima nga
aksidentet rrugore, të merren masa

ELBASAN - Nxënës të shkollave të mesme në qytetin e Elbasanit i janë bashkuar nismës së Frymës së Re Demokratike, e cila kishte si qëllim përkujtimin e ditës së 7 prillit, si dita ndërkombëtare e të vdekurve nga aksidentet rrugore.

Sipas të rinjve të FRD-së, nga viti 1992 deri në vitin 2012, në rrugët shqiptare kanë humbur jetën nga aksidentet automobilistike rreth 6600 persona dhe janë plagosur 117 mijë të tjerë.

Të rinjtë bëjnë përgjegjës instancat shtetërore, të cilat sipas tyre nuk kanë marrë masat e duhura për të parandaluar aksidentet, pasi 30 % prej viktimave kanë qenë të rinj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit