FRD në Fier, Topi: T'i japim fund
pushtetit të korruptua

FRD në Fier, Topi: T'i japim fund<br />pushtetit të korruptua
FIER – Pas PS dhe PD, edhe FRD ka zhvilluar mitingun e saj në Fier, pikërisht atë përmbyllës të fushatës elektorale. Kreu i kësaj partie, Bamir Topi u shpreh se “FRD do të ekuilibrojë politikën konfliktuale”. Vota u jep zë qytetareve, ndaj votoni për të konsoliduar demokracinë në vend”. Kandidati i FRD, Shezai Çobo u shpreh se “në vend të konflikteve, FRD solli frymën e paqes”.

Topi është shprehur se "gjatë këtij muaji kam lëvizur në të gjithë Shqipërinë  dhe ju siguroj se kemi një mbështetje të gjithanshme të këtyre qyteteve për FRD për politikën e saj të rallë me sa duket politika e vjetër e këtij pushteti, që po ikën për t’i dhënë fund këtij tranzicioni'.

Ai më pas ka falenderuar të gjithë qytetarët e qarkut Fier, që e kanë mbështetur këtë udhëtim, i cili është një tregues i atyre rezultateve që ne presim në datën 23 qershor. Në vitin 2005 ne kemi qenë në një front të rëndësishëm të rotacionit politik për t’i dhënë fund në atë periudhë atij pushteti të korruptuar të asaj qeverisje të korruptuar.

"Vetëm para dy ditësh “Freedom House” ose shtëpia e lirisë e vlerësoi se treguesit e një korrupsioni të qeverisjes shqiptare dhe administratës shqiptare jo vetëm, që nuk janë më të ultat si atë periudhë janë po ato dhe në disa raste janë përkeqësuar. FRD do krijojë të gjitha kushtet, që shteti shqiptar të vërë standardet e veta", tha Topi.
“Politika duhet të ndryshojë me kulturë europiane duke iu rikthyer standardeve dhe vlerave të humbura. Askush më mirë se FRD nuk mund ta realizojë këtë mision. Pikërisht për t'i dhënë jetë këtij misioni është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e sa më shumë qytetarëve në votime” nënvizoi Topi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral