SHKODËR - Kandidati i Frymës së Re Demokratike në qarkun e Shkodrës, Fatlum Nurja, deklaroi se kjo qeveri po tallet me shkodranët, duke u dhënë si dëmshpërblim nga 3 mijë lekë të reja.“Qeveria u premtoi dëmshpërblim, por mbytja nga mashtrimi qenka më e rëndë se nga ujërat e lënë në qejfin e tyre të Drinit e Bunës.
Shifra 200 milion leke për 7571 familje, që me një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie për çdo familje kësti të mos i kalojë 3000 lekë të reja për familje… është pak a shumë sa çmimi i një vote të pamenduar në tregun e votave të 23 qershorit.
Ironia qëndron në faktin se në vend që liqeni i Shkodrës dhe tërësia ujore e kësaj zone të jenë instrumente të zhvillimit ekonomik ato çdo vit kthehen në elementë fatkeqësish natyrore dhe njerëzore, por kthehen gjithashtu në element pasigurie për të nesërmen.
Nëse nuk merren masa efikase dhe të menjëhershme pasojat mund të jenë të papërballueshme,” tha Nurja. Ai shtoi se edhe në vitin 2013 nuk u ndalën përmbytjet, pasi investimet janë bërë pa kriter dhe nga njerëz të pakualifikuar. FRD, do marrë nisma ligjore si dhe do të prezantojë akte normative të cilat shmangin nëpërkëmbjen e qytetarëve në situata të ngjashme në të ardhmen”, tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com