SHKODËR - Fryma e Re Demokratike përmes kordinatores së saj për qarkun Shkodër, Belma Muka, shprehu shqetësimin për gjendjen aktuale të krijuar nga hapja e portave të hidrocentralit të Fierzës, të cilat mund të sjellin një përkeqësim të situatës në zonat e përmbytura, por edhe shtim të hartës së përmbytjeve në fshatrat Kuç e Vukatanë.
Situata e krijuar është tepër kritike, vlerëson FRD-ja. “Në një periudhë kur pritej që gjëndja e përmbytjeve në zonën tonë të ishte në përmirësim e sipër po ndodh krejt e kundërta. Harta e përmbytjeve po zgjerohet nga dita në ditë dhe disa hektarë të tjerë me tokë priten të përmbyten në një moment tejet delikat. Komunat që do të vijojnë të preken nga kjo përmbytje janë ato të Anës së Malit, Dajçit, Berdicës, Velipojës por edhe një pjesë të komunave Bushat e Guri i Zi.
Fryma e Re Demokratike, shpreh shqetësimin e thellë për këtë situatë që sa vjen dhe po përkeqsohet, ndërkohe që qeveria ka gjëra më të rëndësishme për t’u marrë sic është fushata e saj, duke qënë e verbër ndaj problemit kryesor të qytetarëve të rrethit të Shkodrës.
Fryma e Re Demokratike shpreh indinjatë për neglizhencën e pushtetit vendor dhe qendror për parandalim e situatave të tilla. Gjëndja aktuale mbetet përgjegjësi totale e qeverisë pasi nuk janë marrë masat e nevojshme parandaluese për zbutjen e kësaj situate të degraduar. Fatkëqesisht qeveria shqiptare alukon të ardhurat për favore individuale, në vend që t’i shpenzojë në favor të komunave që po preken çdo vit nga ky fenomen”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com