Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga ish-Presidenti Bamir Topi kërkon ndryshimin e sistemit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 2017 në proporcional rajonal me korrektim kombëtar.
 
Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa në një deklaratë për emdiat nga selia e partisë deklaroi sot se  "Sistemi elektoral duhet të ndryshojë, duhet të jetë propocional rajonal me korrektim kombëtar.
 
Duhen lista të hapura, pasi nxitet një garë e ndershme
”.
 
Oketa kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë edhe emigrantët, ndërsa të  ashpërsohet dënimi për shit blerjen e votës, pa harruar barazinë financiare dhe transparencën në fushatë.



d.b/shqiptarja.com