TIRANE - Partia Fryma e Re Demokratike në një deklaratë për shtyp ka akuzuar sot qeverinë e Sali Berishës si përgjegjëse për vdekjen e ish-të përndjekurit politik Lirak Bejko. Daut Gumeni dhe Bedri Blloshmi, përfaqësues të Departamentit të ish-të përndjekurve politik në FRD u shprehën se vdekja e Lirak Bejkos është një njollë turpi për mjekun e vetëpunësuar si kryeministër i vendit, i cili ka bërë betimin e hipokritit jo të Hipokratit.
“FRD nuk ka asnjë mëdyshje që nëse qeveria aktuale do ta pranonte dialogun politik, kriterin më minimal të një demokracie, Liraku do të ishte sot midis nesh. Ai është viktimë dhe akuzë direkte e shurdhërisë dhe fushatës denigruese që regjimi aktual neokomunist ndërmori ndaj tij, familjes, miqve dhe kauzës që ata përfaqësonin. Ai është viktimë dhe akuzë direkte e mjekut të vetëpunësuar si kryeministër i vendit,i cili duket se ka bërë betimin e hipokritit dhe jo betimin e Hipokratit dhe humbi kështu rastin të sillet si shtetar dhe human, duke zgjedhur me vetëdije e bindje urrejtjen klasore, si dikur kur militonte e drejtonte në partinë kriminale të Enver Hoxhës”, thuhet në deklaratën e FRD-së.
Më tej FRD ka bërë përgjegjës të gjithë ata që zhgënjyen ish-të përndjekurit, që keqpërdorën besimin dhe aspiratat e tyre, duke shtuar se PD e zhgënjeu këtë klasë shoqërore duke u bërë premtime për dy dekada rresht.
“FRD bën shumëfish më përgjegjës ata që zhgënjyen ish të përndjekurit, që keqpërdorën besimin dhe aspiratat e tyre, që u premtuan Europën moderne dhe në mes të Tiranës i futën në geto të njëjta me kampet naziste. Provë për këtë është dhe cinizmi me të cilin pushtetarët trashëgimtarë të diktaturës i shtynë grevistët e urisë të vetëflijohen duke u djegur me benzinën e urrejtjes klasore. Njeriu zhgënjehet tek ai që beson dhe FRD beson se të përndjekurit politikë janë të zhgënjyer nga PD sepse kanë besuar tek premtimet e saj dhe e kanë mbështetur në dy dekada. Sot Lirak Bejko është një akuzë dhe një njollë turpi për këtë qeveri, për këtë kryeministër dhe për këtë parti që e krijuan studentët e dhjetorit 90 dhe sot po e mjelin komunistët e viteve 70-80”, deklaroi FRD.
Në fund të kësaj deklarate FRD i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë, të bashkohen një ditë të vetme për të nderuar siç e meriton Lirak Bejkon.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com